Prag “Euro 2024”, Shqipëria shkëlqen në miqësoren e fituar ndaj Lihtenshtejnit

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 3 Qershor, 2024 22:06

Prag “Euro 2024”, Shqipëria shkëlqen në miqësoren e fituar ndaj Lihtenshtejnit

Ishte një nisje fantastike e kësaj mini-faze përgatitore. 

Kombëtarja e Shqipërisë ka shkëlqyer në miqësoren e parë të qershorit, duke mundur me rezultatin e thellë 3 me 0 dhe me një lojë të shpejtë e dominuese, përfaqësuesen e Lihtenshtejnit, kundërshtar ky që rezultoi të ishte tepër i dobët për Kombëtaren tonë.

Armando Broja, në minutën e 31’-të çeli siparin e golave, për djemtë e Syvlinho, për të vijuar me një përlë, nga goditja e dënimit, nga Jasir Asani, në fillmin e pjesës së dytë e për të “vulosur” rezultatin e përgjithshëm, 3 me 0, mendoi “fantazisti”, Ernest Muçi, falë një rrëmuje në zonën kundërshtare.

Pas kësaj fitoreje, tashmë Kombëtarja jonë mendon për miqësoren e radhës, atë të 7 qershorit, ndaj skuadrës së Azerbajxhanit dhe vetëm 8 më vonë do të ndeshen me “Të Kaltërit” e Italisë, në sfidën hapëse, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 3 Qershor, 2024 22:06