Presidenti Begaj emëron Ernal Filon ambasador të Shqipërisë në Ukrainë

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 3 Qershor, 2024 20:00

Presidenti Begaj emëron Ernal Filon ambasador të Shqipërisë në Ukrainë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka emëruar Ernal Filon ambasador të jashtëzakonshëm e fuqiplotë, rezident në Republikën e Ukrainës.

Begaj dekretoi lirimin vetëm nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Ukrainës, jo atë rezident Mimoza Halimit, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Polonisë, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Estonisë, në Republikën e Letonisë, në Republikën e Lituanisë.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 3 Qershor, 2024 20:00