Provimi i maturës shtetërore u shpërnda në Viber, Qendra Shtetërore e Provimeve sot mban mbledhje

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 3 Qershor, 2024 19:15

Provimi i maturës shtetërore u shpërnda në Viber, Qendra Shtetërore e Provimeve sot mban mbledhje

Qendra Shtetërore e Provimeve (QSHP) sot (3 qershor) në kolegium ekspertësh do të vendosë për mënyrën e veprimit të vlerësuesve në lidhje me transkriptin e shpërndarë në Viber të shtunën në gjuhën amtare – i pari nga dy provimet eksterne të maturës shtetërore, tha për MIA-në, drejtoresha e QSHP, Biljana Mihajlovska.

Vendimi do të bëhet i ditur gjatë ditës.

Siç informoi Mihajlovska, në një grup të Viber-it, i cili ekzistonte edhe para provimit, testi është shpërndarë menjëherë me fillimin e provimit në gjuhën amtare dhe letërsi, ndërsa linkun QSHP-së ia kanë dërguar nxënësit dhe prindërit.

“Pasi ka filluar provimi na ka ardhur një link se testi është shpërndarë në grupin në Viber. Kështu, pasi nxënësit u ulën dhe u dhanë testet e tyre për të filluar provimin, një student bëri foto të testit bosh dhe e vendosi atë në grupin e Viberit me qëllim që dikush tjetër t’i ndihmonte t’i përgjigjen pyetjeve. Pastaj disa studentë ndanë mes tyre se çfarë mendonin se do të ishte përgjigja e saktë”, tha Mihajlovska.

Ndryshe, maturantët të shtunën i janë nënshtruar provimit të detyrueshëm ekstern, për të cilin janë regjistruar 10.088 kandidatë për gjuhë dhe letërsi maqedonase, 4.189 për gjuhë dhe letërsi shqipe dhe 315 kandidatë për gjuhë dhe letërsi turke.

Të shtunën e ardhshme, më 8 qershor, do të zhvillohet provimi i dytë (zgjedhor) ekstern. Rezultatet paraprake të dy provimeve eksterne do të publikohen jo më vonë se data 8 korrik, pra 30 ditë pas provimit të fundit ekstern.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 3 Qershor, 2024 19:15