RMV, tremujorin e parë më shumë vende të lira punë kishte në shitje
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në tremujorin e parë të vitit 2024, shkalla e vendeve të lira të punës është 2.03 %, transmeton Portalb.mk.
Shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës ka prej 3.59 % në sektorin N- Shërbime administrative dhe mbështetëse, ndërsa shkallën më të ulët e ka sektori D – Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar që është 0.50 %.
Subjektet afariste me numër të punësuarish nga 10 deri 49 kanë shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës, që shënon 2.46 %.
Rajoni i Pellagonisë ka shkallën më të lartë të vendeve të lira të punës, që shënon 2.28 %.
Numër më të madh të vendeve të lira të punës, respektivisht 2 023, ka në grupin e pestë të profesioneve, punëtorë në veprimtari shërbimesh dhe shitjesh.
Më tepër detaje gjeni KËTU.