Spasovski: LSDM do të presë propozimet ligjore për riorganizimin e ministrive, do t’i shqyrtojë dhe pastaj do të vendosë nëse do t’i mbështesë

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2024 20:48

Spasovski: LSDM do të presë propozimet ligjore për riorganizimin e ministrive, do t’i shqyrtojë dhe pastaj do të vendosë nëse do t’i mbështesë

Koordinatori i Grupit Parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski, sot në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në Kuvendin e Maqedonisë, informoi për konkluzionet e koordinimit të grupit parlamentar dhe me kryetarin e Kuvendit, ku kryesisht u diskutua për konstituimin e komisionet, trupat e punës në legjislativ, delegacionet dhe grupet e bashkëpunimit.

Për ligjet që po shpallen për riorganizimin e ministrive apo reformën e administratës, Spasovski tha se LSDM-ja nuk mund të jap qëndrim të paprecedentë dhe prandaj para se të vendosë do të presë vendimet ligjore, do t’i shqyrtojë me kujdes tekstet ligjore, pas së cilës do të marrë vendim nëse do t’i mbështesë ata./Telegrafi/

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2024 20:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media