Zeqirija Ibrahimi: Shqiptarët në Qeveri do ta kenë hisen që u takon, pretendimet për nënçmim nuk kanë asnjë bazë

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 3 Qershor, 2024 22:23

Zeqirija Ibrahimi: Shqiptarët në Qeveri do ta kenë hisen që u takon, pretendimet për nënçmim nuk kanë asnjë bazë

Nuk kam borxh ndaj askujt në shtet dhe në botë, por borxh kanë ata ndaj Ali Ahmetit që tani janë në prehrin e tij dhe tani duhet ta mbrojnë Ali Ahmetin dhe familjen e tij nga korrupsionet dhe grumbullimi i pasurisë që e kanë bërë ndër vite.. Këtë e tha Zeqirija Ibrahimi, në emisionin “Top Tema”, duke komentuar deklarimet se Arjanit Hoxhës se Ibrahimi i ka borxh VMRO-DPMNE-së për zhvillimet në vitin 2017. Më tej, Ibrahimi ka shtuar se insistimi i tillë i atyre për ta mbrojtur Ali Ahmetin është një tregues se edhe ata janë të korruptuar pasi po mbrojnë persona të tillë që morën përgjigjen e shqiptarëve në zgjedhje.

Duke folur për pretendimet e Frontit Evropian se shqiptarët janë të nënçmuar, Ibrahimi tha se ata nuk ofrojnë asnjë argument për pretendimet e tyre.

“Shqiptarët e kanë më kryetarin e Kuvendit, shqiptarët do të jenë të përfaqësuar në qeveri si çdo herë, çfarë duhet tjetër duhet të bëjmë ne për të dëshmuar se jemi partner dhe bashkëqeverisës dhe askush nuk është i nënçmuar, por përkundrazi është respektuar. Në këtë rast VMRO-DPMNE së bashku me Znam kishin shumicë por ata nuk kanë mundur të mos e respektojnë kërkesën që një nga funksionet më të larta në shtet ti takojë shqiptarëve. Ne këtë e vlerësojmë se edhe ata e kanë respektuar realitetin, se shqiptarët duhet të jenë të përfaqësuar denjësisht në qeveri”, ka deklaruar Zeqirija Ibrahimi.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 3 Qershor, 2024 22:23