Zëvendësit e Mbrojtjes, Bujqësisë dhe Transportit do të drejtojnë me dikasteret deri në zgjedhjen e ministrave të rinj

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 3 Qershor, 2024 19:42

Zëvendësit e Mbrojtjes, Bujqësisë dhe Transportit do të drejtojnë me dikasteret deri në zgjedhjen e ministrave të rinj

Zëvendësministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Vjollca Berisha, do ta drejtojë këtë dikaster deri në zgjedhjen e ministrit të ri. Berisha, ndryshe kuadër i Aleancës për Shqiptarët, merr drejtimin e Bujqësisë pasi ministrit Ljupço Nikollovski i pushoi posti me verifikimin e mandatit të tij deputet më 28 maj. Ndërsa, Ministrinë e Mbrojtjes do ta drejtojë zëvendësi Tiron Jajaga, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë kësaj periudhe, sipas autorizimit të datës 27.05.2024, zv.ministrja e Bujqësisë Vjollca Berisha mund të kryejë plotësisht aktivitetet aktuale për funksionimin normal të Ministrisë dhe tashmë janë bërë ndryshime në Regjistrin Qendror po ashtu”, bëjnë të ditur nga Bujqësia.

Përveç Bujqësisë, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do të drejtohet nga zëvendësi aktual deri në zgjedhjen e ministrit të ri. Ministri Blagoj Boçvarski, i cili zyrtarisht u bë deputet javën e kaluar, do ta zëvendësojë zëvendësministri Bekim Rexhepi derisa në zgjedhjen e një ministri të ri.

“Gjatë kësaj periudhe, në përputhje me rregulloret ligjore, zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi, do të kryejë aktivitetet aktuale për funksionimin e e pandërprerë të Ministrisë”, thuhet në njoftimin e Transportit.

Më herët gjatë ditës së sotme, Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se deri në zgjedhjen e ministrit të ri, departamenti do të drejtohet nga zëvendësministri Tiron Jajaga.

Kryetarja e Komisionit kundër korrupsionit, Tatjana Dimitrovska, përkujtoi se pas verifikimit të mandateve, personat e emëruar dhe të zgjedhur duhet të heqin dorë nga të gjitha pozitat e mëparshme.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 3 Qershor, 2024 19:42