Bajerni dhe Borusia Dortmund kërkojnë mbrojtësin 22 vjeçar të Çellsit

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 4 Qershor, 2024 20:02

Bajerni dhe Borusia Dortmund kërkojnë mbrojtësin 22 vjeçar të Çellsit

Ian Maatsen nënshkroi një kontratë të re me Çellsin verën e kaluar deri në vitin 2026, përpara se t’i bashkohej Dortmund-it si i huazuar në janar.

Borussia Dortmund është në bisedime me londinezët për nënshkrimin e përhershëm të mbrojtësit Ian Maatsen. Kontrata e tij me Çellsin përmban një klauzolë lirimi prej 35 milionë stërlinash, por Dortmund dëshiron të negociojë për çmimin.

Ndërkohë, për lojtarin e shpallur nënkampion Europe pak ditë më parë, është interesuar edhe Bajern Munih, që po monitoron situatën. Është trajneri Vinsent Kompani, ai që ia ka sugjeruar lojtarin drejtuesve të klubit.

Kompani e ka patur Maatsen në ekip kur drejtonte Barnlin në Championship dhe e njeh mirë lojën e tij, ndaj dëshiron ta sjellë në Munih. Nga ana tjetër, bavarezët presin një prgjigje nga Alfonso Dejvis, që mund të largohet, duke qenë se është në vitin e fundit të kontratës.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 4 Qershor, 2024 20:02