Biznesmeni flet me shifra: Ja sa shpenzuan shqiptarët e Kosovës në Shqipëri gjatë vitit 2023

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Qershor, 2024 20:44

Biznesmeni flet me shifra: Ja sa shpenzuan shqiptarët e Kosovës në Shqipëri gjatë vitit 2023

I ftuar në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania, biznesmeni, Agim Shahini tha se kosovarët kanë shpenzuar mesatarisht 1 miliard euro në Shqipëri përgjatë vitit 2023.

Megjithëse vitin e kaluar Shqipërinë e vizituar 8 milionë shqiptarë nga Kosova, këtë vit një pjesë e madhe po i drejtohen Greqisë, kjo dhe për shkak të liberalizimit të vizave.

“Kosovarët nuk janë vetëm ata të sezonit, ata gjithmonë e vizitojnë Shqipërinë. Nëse e analizojmë për gjatë gjithë vitit, Shqipërinë e kanë vizituar mesatarisht 8 milionë shtetas nga Kosova. Çdo kosovar ka ardhur më shumë se 4-5 herë brenda vitit. E përkthyer kjo në para, Kosova brenda vitit të kaluar ka shpenzuar mesatarisht rreth 1 miliard euro në Shqipëri” tha Shahinim

Ai shtoi se çmimet e larta po ndikojnë në zgjedhjen e vendit ku shqiptarët e Kosovës duan të kalojnë pushimet. Sipas tij pronaret e hoteleve duhet të marrin parasysh konkurrencën në rajon.

“Edhe oferta e hotelerisë dhe turizmit është rritur shumë dhe kjo duhet te rishikohet. Në hotelet shqiptare nuk mund të gjesh ofertë nën 150 euro. Prandaj hapja e tregutduhet të bëjë që secili pronar të marrë parasysh konkurrentët” tha ai.

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Qershor, 2024 20:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media