Kallëzim penal për vrasësin nga Bogovina dhe ndihmësin e tij

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 4 Qershor, 2024 22:04

Kallëzim penal për vrasësin nga Bogovina dhe ndihmësin e tij

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër M.M. (73) nga Bogovina e Tetovës për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për vepra penale “ndihma e kryerësit pas kryerjes së veprës penale” dhe “prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve apo lëndëve shpërthyese”, përcjell FLAKA.

Siç informon policia, pardje rreth orës 10:15 para një objekti hoteliere në Bogovinë, për shkak të padurimit, i dyshuari i parë ka qëlluar me një plumb A.J (50) dhe e ka vrarë atë.

Së shpejti, M.M. është gjetur dhe privuar nga liria dhe në automjetin e tij është gjetur automatiku me të cilin ka kryer veprën penale.

Pasi i pandehuri i parë ka kryer krimin, i pandehuri i dytë N.A. nga shtëpia e M.M. ka marrë një kornizë automatiku me dy plumba dhe i ka fshehur në shtëpinë e tij.

Nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake, të pandehurit të parë i është shqiptuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh dhe për vuajtje të masës është dërguar në burgun e Shkupit. FLAKA

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 4 Qershor, 2024 22:04