Paga minimale në rajon: Maqedonia mbetet prapa vendeve të tjera

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 4 Qershor, 2024 22:07

Paga minimale në rajon: Maqedonia mbetet prapa vendeve të tjera

Pagat në RMV mbeten prapa atyre në rajon. Paga minimale te ne është dy herë më e ulët se paga minimale kroate, përcjell FLAKA.

Punëtorët nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Shqipëria marrin paga minimale prej rreth 390 euro. Në Serbi është 410 euro dhe pak më shumë se 450 është paga minimale në Mal të Zi. Paga minimale në Maqedoni është 22.500 denarë. Për shpenzimet më elementare të një familjeje katër anëtarëshe duhen pak më shumë se 1000 euro në muaj. Parashikimet janë se për dekada disa nga vendet e Ballkanit nuk do të arrijnë dot standardin europian. FLAKA

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 4 Qershor, 2024 22:07