Spanja, nën drejtimin e Luis de La Fuentes deri në Botërorin 2026

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Qershor, 2024 22:43

Spanja, nën drejtimin e Luis de La Fuentes deri në Botërorin 2026

Njoftimi ishte bërë tashmë në shkurt, por vetëm këtë të martë u nënshkrua kontrata. Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) kishte njoftuar se do të aktivizonte klauzolën e rinovimit me trajnerin Luis de la Fuente dhe stafin e tij teknik, i cili do të udhëheqë “La Rojan” deri në Kupën e Botës 2026.

Luis de la Fuente pasoi Luis Enriquen në rolin e trajnerit në dhjetor 2022, pasi kishte trajnuar disa ekipe të moshave të Spanjës .

Aktualisht, ai e ka drejtuar ekipin e parë të Spanjës në 13 ndeshje, duke arritur nëntë fitore, dy barazime dhe po aq humbje. Si arritja më e madhe në ekipin kryesor është finalja e Ligës së Kombeve të vitit 2023, të cilën e humbën ndaj Holandës.

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Qershor, 2024 22:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media