Zllatko Ristovski nga Manastiri ka paraqitur kandidaturë për kryetar të LSDM-së

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 4 Qershor, 2024 21:56

Zllatko Ristovski nga Manastiri ka paraqitur kandidaturë për kryetar të LSDM-së

Zllatko Ristovski – Aktivisti i LSDM-së nga Manastiri është kandidati i parë që ka dorëzuar kandidaturën për kryetar të LSDM-së, transmeton tv24, sipas informacioneve nga Bihaqka, përcjell FLAKA.

Informacionet janë se Ristovski është relativisht anonim në parti dhe sa legjitime është kandidatura e tij, do të dihet pas përfundimit të afatit për kandidim.

Deputetja, ish-ministrja e Mbrojtjes – Sllavjanka Petrovska dhe ish-ministri i Shëndetësisë nga kjo parti – Venko Filipçe pritet që nesër të paraqesin kandidaturë për kryetar.

Është bërë e ditur se në mesin e atyre që do të kërkojnë votëbesimin për postin më të lartë partiak është edhe drejtori i TIRZ-së – Jovan Despotovski.

Tani për tani mbetet enigmë nëse në garë për kryetar të LSDM-së do të hyjnë drejtori i Doganës – Stefan Bogoev dhe zëvendësministri i Administratës – Aleksandar Baidevski.

Zgjedhjet për kryetar të ri të LSDM-së do të mbahen më 30 qershor. FLAKA

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 4 Qershor, 2024 21:56