Barometri i Sigurisë: Rritet perceptimi mbi korrupsionin si kërcënimi më i madh për sigurinë e Shqipërisë

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 5 Qershor, 2024 19:44

Barometri i Sigurisë: Rritet perceptimi mbi korrupsionin si kërcënimi më i madh për sigurinë e Shqipërisë

Në Tiranë, Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes publikoi anketën kombëtare Barometri i Sigurisë 2024, sipas të cilit, shumica e qytetarëve mendojnë se korrupsioni është kërcënimi serioz për sigurinë e Shqipërisë.

Në vitin 2024 është 45 për qind, në vitin 2022 ishte 39 për qind, ndërsa në vitin 2020 ishte 37 për qind. Këtë vit, afro 22.5 për qind e të anketuarve e cilësojnë korrupsionin si kërcënimin e dytë më të madh për sigurinë. Kërcënimi i dytë më i madh i sigurisë në Shqipëri, pas korrupsionit, cilësohet krimi i organizuar nga afro 24 për qind e të anketuarve.

Gjithashtu ky vlerësim është në rritje krahasuar me vitet e mëparshme. Qytetarët shprehin në anketë një pasiguri të ndjeshme politike, teksa pjesa dërrmuese e të anketuarve pohojnë se nuk ndihen të përfaqësuar nga Kuvendi, qeveria dhe pushteti vendor.

Shumica e të anketuarve, konkretisht 82 për qind e tyre, mendojnë se drejtuesit e qeverisë shkelin ligjin ose abuzojnë me pushtetin, dhe 71.6% e qytetarëve pohuan se krimet e kryera nga zyrtarët e qeverisë mbeten të pandëshkuara.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 5 Qershor, 2024 19:44