Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo bashkë tek Inter Majami?

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 5 Qershor, 2024 20:21

Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo bashkë tek Inter Majami?

Merkatoja e kësaj vere pritet të shpërthejë me transferime të bujshme, ashtu siç ishte ajo e Mbappe te Real Madrid. Tashmë vjen edhe një tjetër thashethem, i cili nuk është konkret, por sigurisht ka filluar të krijojë zhurmë në botën e futbollit.

Ron Duprat, një personazh i njohur televiziv, ka lëshuar një deklaratë “bombë” në lidhje me merkaton e futbollit. Sipas Duprat, Interi Miami dëshiron të nënshkruajë me Kristiano Ronaldo dhe ta bëjë shok skuadre me Leo Messi për herë të parë në karrierën e tyre.

Thashetheme vijnë gjithashtu nga Arabia Saudite, ku raportohet investitorët e përfshirë me klubin amerikan të Inter Miami, janë të gatshëm të paguajnë çdo shifër të mundshme për të bërë realitet këtë gjë./abcneës/

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 5 Qershor, 2024 20:21