Mickoski do ta marrë mandatin një ditë para afatit

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Qershor, 2024 11:01

Mickoski do ta marrë mandatin një ditë para afatit

Një ditë para skadimit të afatit, presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, pritet t’ia ndajë mandatin për formimin e qeverisë së re kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Nga VMRO-DPMNE thonë se qeveria do të formohet sipas afateve kushtetuese, ndërsa presin që koalicioni “VLEN” me të cilin po negocion VMRO-DPMNE, të ketë marrëveshje përfundimtare për tre deri në katër ditë.

Afati për dorëzimin e mandatit përfundon të premten, më 7 qershor, kur edhe nis afati njëzet ditësh për formimin e qeverisë.

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Qershor, 2024 11:01