Murat Jakin shkurton listën, dy shqiptarë mbeten jashtë Evropianit në Gjermani

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 5 Qershor, 2024 20:13

Murat Jakin shkurton listën, dy shqiptarë mbeten jashtë Evropianit në Gjermani

Seleksionuesi i  Zvicrës, Murat Jakin dhe stafi i tij e kanë bërë shkurtimin e dytë të listës pas ndeshjes miqësore me Estoninë. E pjesë e këtij shkurtimi janë katër futbollistë, përfshirë këtu edhe dy shqiptarë.

Bëhet fjalë për Uran Bislimin e Albin Hajdarin, plus Filip Ugrinic e Kevin Mbabu, të cilët mbetën jashtë listës definitive përkundër paraqitjeve të mira në stërvitje.

“Jemi marrë vesh me ta që të mos na bashkohen në San Gallen për ditët e para-kampit. Por, ata do të mbesin në formë individuale në mënyrë që të jenë të gatshëm nëse do të kemi nevojë për ta gjatë Evropianit”, deklaroi trajneri Yakin.

Aktualisht, pjesë e “helvetikëve” janë: Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Andi Zeqiri e Ardon Jashari.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 5 Qershor, 2024 20:13