Norvegjia e mposht Kosovën me rezultat 3-0 në ndeshjen miqësore

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 5 Qershor, 2024 21:21

Norvegjia e mposht Kosovën me rezultat 3-0 në ndeshjen miqësore

Kombëtarja e Kosovës sot ka zhvilluar ndeshjen e saj të parë dhe të fundit miqësore gjatë këtij muaji.

“Dardanët” të drejtuar nga Franco Foda u mposhtën thellë nga Norvegjia, me shifrat 3-0, shkruan “Gazeta Express”.

Të tre golat i shënoi sulmuesi më në formë në botë, Erling Haaland, i cili shfrytëzoi çdo gabim të mbrojtjes kosovare.

Fillimisht, Haaland gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 14-të të ndeshjes, derisa të dytin e shënoi në minutën e 70-të.

Në minutën e 75-të, Haaland kompletoi tregolëshin, dhe kështu ishte epilogu i takimit.

Norvegjia do të luajë me Danimarkën pas ndeshjes me Kosovën.

Ndërkohë, Kosova me këtë takim në Oslo e përfundon edhe këtë rrugëtim, derisa rikthehet të luajë tek në shtator në Ligën e Kombeve.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 5 Qershor, 2024 21:21