Serbia vrimë e zezë e Evropës

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 5 Qershor, 2024 20:49

Serbia vrimë e zezë e Evropës

Skënder MULLIQI

Edhe laiket politikës tashmë e kan kuptuar së Serbinë, e drejtojnë mafiozet, kriminelet e luftës,hajnat dhe faqezitë e qdo lloji.Treshja famëkeqe në pushtet, Vuqiq, Sheshel e Daciq, ishte dashur bota demokratike ti izolon, të mos bisedon më klikën më të urryer millosheviqiane të pas Luftës së Dytë Botërore.Ky grup kriminelesh të luftës në krye dikur më Millosheviqin, e pas tre dekadash me Vuqiqin, e ka kthyer Serbinë në vrimë të zezë të Evropës.Këta faqezi po ngulin këmbë që nga viti 2012 kur ka ardhur në pushtet Vuqiqi, ta kthejnë në rajon gjendjën e luftës të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar .Edhe kjo politikë serbe është kontinuitet e politikës fashiste të Millosheviqit, së edhe këta janë i njejti brum.Bëhët fjalë për kriminelet të cilët po marrin direktiva nga Putini , për konfliktë të ri në Ballkan.Edhe pushtetin e ri pas zgjedhjeve të fundit në Serbi, po e drejtojnë, SNS e Vuqiqit dhe SPS i Daciqit, dhe kjo tregon së bëhët fjalë për një qeveri kriminale.Këta janë ata të cilët rrënuan Vukovarin, bombarduan Dubrovnikun, rrethuan dhe bombarduan Sarajevën, bënë gjenocid në Srebernicë e gjithëandej në Bosnje dhe në Kosovë më masakrat e Mejës, Reqakut , Lubeniqit, Rahovecit, Qyshkut e është vargu shumë i gjatë për ti numëruar të gjitha vrasjët , dhunimet dhe dëmet materjale të gjenocidit serbomadh.Shqiptarët nuk sulmuan asnjë qytete dhe nuk vranë asnjë serb në Serbi.Këtë fakt madhor bëhën sikur e kanë harruar shtetet e BE-së të cilët edhe na ndihmuan në luftën e fundit çlirimtare.Politika e Serbisë është politikë kunder botës perëndimore, është politikë pro ruse dhe pro kineze, gjë të cilën mirë e dinë BE-ja, e po vazhdojnë nga frika e luftës të mbajnë ende nën sqetull një huligan dhe kriminel lufte si Aleksander Vuqiq, i cili ishte përkrahës i madh edhe i paramilitarit e kriminelit Arkan.Ky huligan dhe huligani tjetër Sheshel, po i shpallin heronjë kriminelet e luftës në Bosnje, Radovan Karagjiq dhe Ratko Mlladiq, duke iu ngritur buste, dhe duke i vendosur portretet e tyre nëpër murale në gjithë Serbinë , në Bosnje , Mal të Zi dhe në veri të Kosovë.Mos të harrojmë së Vuqiqi, Shesheli dhe Daciqiqi,janë protogaonistet kryesor më Radojqiqin të aktit brutal të Banjskës në veri, më qëllim të ndarjës më luftë të Kosovës.Terroristi Radojqiq , së bashku më Veselinoviqin , Vulinin tash zëvëndës kryminister dikur shef i BIA-së,Belivuk janë të kërkuarit e Interpolit.Presidenti serb, ka zgjedhur metodën gebelsiane të sundimit , jo vetëm në jetën politiike dhe ekonomike të Serbisë, por edhe të mediave, prapa të cilave fshihet fashizimi i Serbisë.Në këtë konstest të propagands së urryer ndaj shqiptarëve nuk duhet harruar rolin e Kishës Ortodokse Serbe, si udhëheqese shpirtërore të luftës dhe gjenocidit serb në Ballkan.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 5 Qershor, 2024 20:49