S’ka autobusë, qytetarët presin me orë të tëra – Qyteti i Shkupit nuk ka kryer pagesën e subvencioneve ndaj vozitësve të disa linjave

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 5 Qershor, 2024 19:29

S’ka autobusë, qytetarët presin me orë të tëra – Qyteti i Shkupit nuk ka kryer pagesën e subvencioneve ndaj vozitësve të disa linjave

Qytetaret me orë të tëra presin autobusët e transportit publik të linjës 9, 19, dhe 20, shkruan Alsat.

Autobusët gjatë gjithë ditës qarkullonin shumë të rrallë.

Qytetaret të cilët hynë në autobus, duke u shtyrë arritën të gjejnë hapësirë për të qëndruar në këmbë.

“Edhe në mëngjes kishte rrëmujë, nuk ka autobusë apo ku është problemi? Nuk e di unë tani erdha”, tha një qytetar.

Disa qytetarë të tjerë të cilët nuk arritën të gjejnë vend do të duhet të presin për autobusin e radhës.

“Linjën me numër 20 e pres, e perse nuk u ngjite ne autobus? Shumë rrëmujë dhe nuk ka autobusë të rregullt, në mëngjes kishte në ora 8 e diçka dhe pastaj jo, ndërsa unë paguaj edhe mujore”, u shpreh një qytetar tjetër.

“Linjë me numër 9 nuk ka mjaftueshëm ndërsa tjerë autobusë ka çdoherë”, theksoi një qytetar.

Sipas informatave që ka arritur të sigurojë Alsat, shkak i mungesës së autobusëve të linjave private, sidomos atyre me numër 9, 19, dhe 20 është se Qyteti i Shkupit nuk ka kryer pagesën e subvencioneve ndaj vozitësve të këtyre linjave.

Për këtë qëllim ata janë detyruar të reduktojnë vozitjen deri në 40 %, pasi nuk kanë para për të blerë karburante. Në pyetjen se sa muaj qyteti i Shkupit nuk ka paguar detyrimet ndaj vozitësve privatë, nuk morëm përgjigje.

As nga Ndërmarrja për Qarkullim Publik nuk u përgjigjen se cilat janë arsyet e vonesave dhe mungesës së autobusëve, ndërsa për shkak të situatës së krijuar qytetarët janë të detyruar të presin me orë të tëra për të shkuar në punë apo për të kryer obligimet ditore. / Alsat.mk

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 5 Qershor, 2024 19:29