Krasniqi transferohet në klubin çek për 2 milionë euro

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Qershor, 2024 19:46

Krasniqi transferohet në klubin çek për 2 milionë euro

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Ermal Krasniqi, është larguar nga elita e futbollit rumun. Krasniqi ka nënshkruar kontratë me Sparta Pragën nga Republika e Çekisë.

Lajmin e kanë konfirmuar mediat rumune “PRO TV dhe Sport.ro”, me Sparta Pragën që duhet t’i paguaj Rapidit shumën prej 2 milionë euro, plus 300 mijë euro bonuse.

Zyrtarizimi i lojtarit kosovar do të bëhet gjatë kësaj jave, kurse Krasniqi do t’i bashkohet dyshes tjetër shqiptare: Qazim Laçi dhe Indrit Tuci. /Indeksonline/

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Qershor, 2024 19:46