Micotakis: Rruga e Shkupit dhe Tiranës drejt Brukselit kalon nga Athina

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 6 Qershor, 2024 19:07

Micotakis: Rruga e Shkupit dhe Tiranës drejt Brukselit kalon nga Athina

Vota jonë në zgjedhje është mesazh për fqinjët veriorë. Rruga e tyre drejt Evropës kalon edhe nga vendi ynë, përmes respektimit të legjitimitetit ndërkombëtar, shtetit të së drejtës dhe Marrëveshjeve. Kështu ka deklaruar kryeministri grek, Kirjakos Micotakis, gjatë tubimit parazgjedhor në prag të zgjedhjeve evropiane. Kreu i Qeverisë greke deklaroi se kjo është diçka që e shqetëson si Shkupin ashtu e shqetëson edhe Tiranën.

Micotakis, ndër të tjera, ka kërkuar edhe një herë nga lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Micskoaki, që kur të bëhet zyrtarisht kryeministër, të bëjë një deklaratë kategorike se respekton Marrëveshjen e Prespës në të cilën siç tha ai, arritja kryesore është një emër për të gjithë, erga omnes.

KIRIAKOS MICOTAKIS, KRYEMINISTËR GREK

Përndryshe, e vetmja gjë që do të mund të arrijë është të ketë një përvojë të parë shumë të pakëndshme, kur të takohemi të gjithë së bashku në Uashington, në 75 vjetorin e NATO-s, në fillim të korrikut”.

I pyetur nëse egziston mundësia që Greqia të bllokojë rrugën në Shkup dhe Tiranë drejt Bashkimit Evropian, Micotakis u shpreh optimist se kjo nuk do të jetë e nevojshme, pasi siç tha ai është i sigurt se “në fund do të mbizotërojë logjika”.

Ndërkaq, këto ditë kulmonin fushata parazgjedhore në Greqi për zgjedhjet evropiane që do të mbahen të dielën, të mërkurën Micotakis ka folur në mitingun e Demokracisë së Re, ndërsa nesër do të mbajë tubimin e fundit, tradicionalisht në qendër të Athinës. /SHENJA/

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 6 Qershor, 2024 19:07