SpaceX nis fluturimin e katërt testues të Starship

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Qershor, 2024 19:37

SpaceX nis fluturimin e katërt testues të Starship

Kompania SpaceX e Elon Musk po vazhdon me fluturimin e katërt provë të anijes gjigante Starship nga Starbase në Teksasin e Jugut. Ngjarja po transmetohet drejtpërdrejt përmes llogarisë së SpaceX në X (dikur Twitter), e cila është gjithashtu në pronësi të Elon Musk.

Starship është montuar në një raketë përforcuese të fazës së parë të quajtur Super Heavy.

https://twitter.com/i/broadcasts/1OwxWYzDXjWGQ

Lansimi ishte i suksesshëm, brenda “dritares” kohore të vendosur nga kompania. Pak minuta pas ngritjes, anija kozmike u nda nga raketa në atmosferën e sipërme dhe vazhdon udhëtimin e saj në hapësirë.

Rreth 8 minuta pas lëshimit, raketa Super Heavy u kthye me sukses (splashdoën) në një pikë të paracaktuar në Gjirin e Meksikës. Starship, nëse gjithçka shkon mirë, është vendosur të bjerë në Oqeanin Indian.

Tre testet e para të Starship u zhvilluan në prill 2023, nëntor 2023 dhe mars të këtij viti.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Qershor, 2024 19:37