VLEN thotë se bisedimet për formimin e Qeverisë zhvillohen në atmosferë të mirë pune

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 6 Qershor, 2024 19:04

VLEN thotë se bisedimet për formimin e Qeverisë zhvillohen në atmosferë të mirë pune

Koalicioni VLEN vlerëson se procesi i bisedimeve për formimin e qeverisë së është zhvilluar në atmosferë të mirë pune, por Visar Ganiu që ishte pjesë e ekipit negociues nuk shpalosi detaje lidhur me aspektin e ndarjeve kadrovike, shkruan Alsat.

Ganiu vetëm konfirmoi se sekretariati për çështje evropiane, në Qeverinë e re do të transformohet në ministri.

“Sekretariati që ishte më herët për eurointegrime domethënë kalon në ministri, me buxhet dhe kabinet të vetin dhe të gjitha nishanet që duhet t’i ketë një ministri. Nga ana tjetër procesi I bisedimeve ka kaluar në atmosferë pune. Kemi pas ditë ku intensiteti i bisedimeve ka qenë me orë të tëra, ajo ka qenë në funksion për të bërë më të mirën për shtetin tonë dhe gjithashtu mund të them se kaluar në një atmosferë të mirë”, tha Visar Ganiu, VLEN.

Ganiu tha se informacionet lidhur me ndarjet kadrovike do t’i kumtojë  ekipi negociator përmes një conference të përbashkët.

Sipas informacioneve që tashmë qarkullojnë në opinion, në Qeverinë e re koalicionit VLEN i takojnë 6 ministri edhe atë Shëndetësia, Ministria e Ekonomisë dhe Punës, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Ministria e Ekologjisë, Ministria për Integrime Evropiane dhe Ministria për Qeverisje të Mirë. VLEN do të ketë edhe zëvendëskryeministrin e parë, që njëkohësisht do të jetë edhe ministër i Ekologjisë. VLEN gjithashtu do të përfaqësohet në ekzekutiv edhe me 7 zëvendësministra edhe atë në Ministrinë e Mbrojtjes, Punëve të Brendshme, Arsimit, Transportit, Bashkësitë Etnike dhe zëvendës ministër të Bujqësisë apo të Punëve të Jashtme.

Ky koalicion do të ketë edhe sekretarë shtetërorë në dikasteret që drejtohen nga koalicioni Vlen dhe rreth 400 drejtorë dhe udhëheqës institucionesh./ Alsat.mk

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 6 Qershor, 2024 19:04