28 vjeçari nga Shkupi akuzohet për vrasjen e gjyshes së tij

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Qershor, 2024 19:47

28 vjeçari nga Shkupi akuzohet për vrasjen e gjyshes së tij

Prokuroria Themelore në Shkup njofton se ka ngritur aktakuzë ndaj një 28-vjeçari për vrasjen e gjyshes së tij. Prokuroria gjithashtu kërkon nga gjykata që 28 vjeçarit t’i vazhdohet paraburgimi.

“Më 18 janar, gjatë ushtrimit të dhunës në familje në shtëpinë familjare në bulevardin “Vidoe Smilevski Bato” në Shkup, i akuzuari me paramendim ka privuar nga jeta gjyshen e tij. Derisa viktima ishte duke ngrënë, ai e ka sulmuar, ka filluar ta godasë në kokë dhe në trup dhe më pas e ka ngulfatur”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë Themelore. /Alsat.mk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Qershor, 2024 19:47