Bajerni futet në garë me Barcelonën për shërbimet e holandezit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Qershor, 2024 20:43

Bajerni futet në garë me Barcelonën për shërbimet e holandezit

Barcelona është duke kërkuar rikthimin e Çavi Simonsit, pesë vite pas largimit të tij nga “Kamp Nou”. Mesfushori holandez ka kaluar nëntë vite në Akademinë e Barcelonës, para se të largohej në drejtim të PSZH-së në vitin 2019.

Këtë sezon, Simons ka shkëlqyer me fanellën e Lajpcigut, ku është i huazuar nga PSZH dhe ka ngjallur interesim të lartë nga disa klube të mëdha të Europës.

Barcelona do të hasë vështirësi në rikthimin e mundshëm të “tulipanit”, pasi tashmë një tjetër klub është futur në garë për të. Sipas raportimeve, Bajern Munihu ka shfaqur interes të lartë për Simonsin. PSZH është gati ta shesë yllin e ri, por francezët synojnë të përfitojnë rreth 60 milionë euro nga kartoni i tij.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Qershor, 2024 20:43