Deri në 40 gradë, kaq pritet të jenë temperaturat javën e ardhshme

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Qershor, 2024 19:46

Deri në 40 gradë, kaq pritet të jenë temperaturat javën e ardhshme

Siç informojnë nga DPHM, nga fillimi i javës së ardhshme, temperatura ditore në gjithë vendin do të jetë mbi 30 gradë, ndërsa në pjesët juglindore rreth 40 gradë.

“Nesër do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje të rrallë të reshjeve lokale të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit do të jetë nga 11 deri në 19 gradë, ndërsa ajo e ditës nga 29 deri në 36. Indeksi UV do të jetë 8”.

“Në Shkup me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat do të lëvizin nga 16 deri në 34 gradë”, njoftojnë nga DPHM.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Qershor, 2024 19:46