E padëgjuar deri më sot: Ministrisë së Ekonomisë i merret edhe nga tregtia, i kalon Diplomacisë!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Qershor, 2024 20:24

E padëgjuar deri më sot: Ministrisë së Ekonomisë i merret edhe nga tregtia, i kalon Diplomacisë!

Ministria e Punëve të Jashtme merr kompetenca të reja. Me riorganizimin e ri parashihet të bëhet Ministri e punëve të jashtme dhe tregti e jashtme, ndërsa kjo e fundit si kompetencë i merret Ministrisë së Ekonomisë. MPJ në të ardhmen pritet që të përgjigjet për tregtinë e jashtme dhe përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike jashtë vendit. Në duart e shefit të ri të diplomacisë do të jetë edhe politika e tregtisë së jashtme dhe i njëjti do të jetë i autorizuar që të lidhë marrëveshje tregtare. Me këti ndryshime, Ministria e Ekonomisë do të mbetet ministria më me pak kompetenca ekonomike, pasi pas mineraleve dhe energjetikës, i merret edhe tregtia.

Më poshtë mund të lexoni arsyetimin pse tregtia i bartet Ministrisë për Punët të Jashtme:

1.Ndjekje e lëvizjeve ekonomike ndërkombëtare dhe ndikimi i tyre në marrëdhëniet ekonomike në shtet

2.Punë në sferën e tregtisë së jashtme

3.Përmirësimii marrëdhënieve ekonomike jashtë vendit

4.Propozim dhe  zbatim i masave nga sfera e marrëdhënieve ekonomike me vendet e huaja

5.Ndjekje e marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare dhe bashkëpunimit multilateral, rajonal dhe dypalësh me vende të tjera dhe organizata dhe zhvillimit të tyre

6.Krijim, zbatim, propozim dhe përmirësim i regjimit të politikës së tregtisë së jashtme, duke përfshirë masa mbrojtëse në tregtinë e jashtme

7.Harmonizim i rregullave të shkëmbimit në sferën e tregtisë së jashtme me rregullat e BE-së dhe Organizatës botërore për tregti dhe me rregullat e institucioneve të tjera multilaterale dhe organizatave si dhe zbatim i tyre.

8.Lidhje dhe ndjekje e zbatimit të marrëveshjeve tregtare ndërkombëtare dhe marrëveshjeve.

Me propozim ndryshimet e Ligjit për riorganizimin e organeve të drejtorisë shtetërore, këto kompetenca tashmë nuk do të jenë pjesë e Ministrisë së ekonomisë.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Qershor, 2024 20:24