“Kështu do ta rrëzojmë Ramën ne?”, protestuesi simbol i PD: Më shumë ka policë se protestues

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Qershor, 2024 20:13

“Kështu do ta rrëzojmë Ramën ne?”, protestuesi simbol i PD: Më shumë ka policë se protestues

Protestuesi simbol i PD, fenomen i rrjeteve sociale, i njohur si një nga militantët më aktivë të opozitës dhe mbështetës i Berishës, Ilir Vrenozi, është ‘zhgënjyer’ nga protesta.

Në një video të ndarë në rrjetet sociale, ai shprehet se në protestën e thirrur dje nga opozita jashtë Kuvendit, më shumë kishte policë sesa protestues.

Madje ai i drejtohet demokratëve “kështu do e rrëzojmë Ramën ne?”.

“Më shumë ka policë sesa protestues, kështu do e rrëzojmë Ramën ne? Më shumë ka policë, bëra 200 km për të ardhur dy orë këtu dhe për të ikur prapë, ja, më thoni.Kemi 12 vite rrugëve, do rrimë edh 12 vite po vazhduam kështu. Kjo është nuk e di”-shprehet ai.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Qershor, 2024 20:13