Mejson Grinvud i thotë “Po” Juventusit, tani e ka radhën Man. Junajtedi

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Qershor, 2024 20:40

Mejson Grinvud i thotë “Po” Juventusit, tani e ka radhën Man. Junajtedi

Juventus merr “po” nga Mesjon Grinvud  por ende nuk ka dritë jeshile nga Man. Junajted. Siç shkruan “La Gazzetta dello Sport”, Juventusi ka bërë një lëvizje për anësorin anglez, i cili u rilind gjatë huazimit të tij te Getafe. Performancë që bindi Kristiano Xhiuntolo dhe Tiago Mota-n të fokusoheshin te anglezi 22-vjeçar.

Një miqësi e gjatë që ka nisur të tregojë rezultatet e para. Talenti që u rrit në “Old Trafford” është i vetëdijshëm se nuk do të mund të rikthehet te Getafe dhe as te Man. Junajtedi, apo edhe në Angli.

Grivudi është i hapur ndaj idesë për t’u larguar dhe te Juventus ai e sheh të arsyeshme, duke parë edhe vlerësimin e madh të Tiago Mota-s. Megjithatë, do të duhet të bindet klubi i “Djajve të Kuq”, pasi presin të përfitojnë rreth 35-40 milionë euro nga shitja e kartonit të tij.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Qershor, 2024 20:40