Qendra shtetërore e provimeve, maturantët të mos hyjnë në provime me telefona

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Qershor, 2024 21:15

Qendra shtetërore e provimeve, maturantët të mos hyjnë në provime me telefona

Një ditë para se maturantët t’i nënshtrohen provimit të dytë, atij ekstern zgjedhor nga provimi i maturës shtetërore, përfaqësuesit nga Qendra e Provimeve Shtetërore e Ministrisë së Arsimit, Qendra për Arsim dhe Aftësim Profesional, si dhe Byroja e Zhvillimit të Arsimit, kanë përfunduar takimet e javës, ku kanë diskutuar rreth çështjeve që duhet t’u kushtohet vëmendje e veçantë gjatë provimit. Pika e përbashkët e marrëveshjes është që shkollat duhet t’u përmbahen rregullave të testimit dhe nxënësit të hyjnë në provim vetëm më stilolapsa, me qëllim që të shmangen përshkrimet apo kopjimit të mundshëm.

“Në këtë periudhë flasim gjatë gjithë kohës për atë se çfarë duhet bërë në provimin e dytë, gjë që nuk e pamë në rregull në disa shkolla të caktuara. Të respektohen rregullat edhe nga ana e nxënësve, por edhe nga ana e testatorëve, d.m.th. të respektohet rregulla: “Mos hyhet në provim me telefona-mobil!”. Pra, nxënësit të hynë në provim vetëm më një stilolaps, përpara të mbajnë testet dhe sipas nevojës ndonjë shishe ujë apo sheqerkë, eventualisht diçka që është e nevojshme për nxënësin dhe nuk shkakton problem në rezultatet e testimit. Nuk lejohet të mbajnë me vete as libra, asnjë lloj çante, as telefona, pasi përshkrimi apo kopjimi do të shkaktojë rezultate të këqija dhe jo reale. Nuk besoj se nxënësit do të duan një gjë të tillë.”, – deklaroi kryetarja e QShP-së, Biljana Mihajllovska.

Maturantët do t’i nënshtrohen provimit të dytë, atij ekstern zgjedhor nga provimi i maturës shtetërore. Ashtu si vitet e kaluara, në testin e gjuhës angleze janë regjistruar më së shumti kandidatë (13.198). Në provim do të hyjnë edhe 1.356 në lëndën e matematikës, 114 janë regjistruar për gjuhën gjermane, 37 për gjuhën frënge, 84 për estetikën dhe nga një kandidat për gjuhën ruse dhe për filozofi. Sipas Qendrës Shtetërore të Provimeve, rreth dy mijë mësimdhënës janë angazhuar si testatorë në testimet e maturës shtetërore.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Qershor, 2024 21:15