Shtetas turq kanë rrahur një shkupjan në Bit Pazar

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Qershor, 2024 20:00

Shtetas turq kanë rrahur një shkupjan në Bit Pazar

Disa shtetas turq janë arrestuar pasi mbrëmë kanë rrahur një shkupjan në parkingun e Bit Pazarit në Shkup, kumtoi MPB-ja.

“Sot (07.06.2024) në ora 02:30 në zonën e Bit Pazarit, nga ana e punonjësve policorë të Njësisë së Ndërhyrjes në SPB Shkup janë ndaluar Ç.J.(21), D.N.K (21), E.K. dhe Ç.M (24), të gjithë nga Republika e Turqisë, me vendbanim të përkohshëm në Shkup, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se rreth orës 02:00 në parkingun në zonën e Bit Pazarit është sulmuar fizikisht A.A (31). ) nga Shkupi”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Ata janë ndaluar në stacionin politicor tw Bit pzarit për procedura të mëtejshme dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojnë parashtresat përkatëse. /SHENJA

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Qershor, 2024 20:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media