U gjykua se nuk ka luftuar bashkë me UÇK-në, Getinjo i replikon ndjekëses

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Qershor, 2024 21:05 Përditësuar

U gjykua se nuk ka luftuar bashkë me UÇK-në, Getinjo i replikon ndjekëses

Më herët gjatë ditës Prive publikoi një fotografi të reperit Getinjo, i cili shihej i veshur me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

E në postim, për ish konkurrentin e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, kishte plot komente.

Një prej tyre duket t’ia ketë marrë vëmendjen atij, dhe kësisoj nuk mungoi edhe replikimi.

“Po bre se ky ka luftu e ka bo…”, thoshte komenti dedikuar Getinjos.

E ky i fundit ia ktheu duke i thënë –“Unë s’kam luftu, ka luftu familja ime”.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Qershor, 2024 21:05 Përditësuar