Vitin e kaluar kanë lindur 7,4% më pak foshnje sesa në vitin 2022

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Qershor, 2024 20:04

Vitin e kaluar kanë lindur 7,4% më pak foshnje sesa në vitin 2022

Enti Shtetëror i Statistikave ka publikuar të dhënat për natalitetin në vitin 2023.

Vitin e kaluar në Maqedoni kanë lindur 7,4 përqind më pak foshnje sesa në vitin 2022. Kanë lindur 16.859 fëmijë, nga të cilët 16.737 kanë lindur të gjallë dhe 122 kanë lindur të vdekur, shumica e të porsalindurve janë meshkuj, pra 50.9 për qind.

“Sipas muajit të lindjes, numri më i madh i fëmijëve kanë lindur në gusht – 1558. Sipas moshës së nënës, peshën më të madhe prej 33.0 përqind e zënë lindjet e gjalla të nënave të moshës 25 deri në 29 vjeç. Mosha mesatare e nënave gjatë numrit të përgjithshëm të lindjeve është 29,6 vjeç, ndërsa për nënat për herë të parë 28,1 vjeç”, njoftoi Enti i Statistikave.

Viti gjenerativ i lindjes së nënës që shfaqet më shpesh në lindjen e fëmijës është viti 1994.

Në vitin 2023, në vendin tonë kanë lindur 2.056 fëmijë jashtëmartesor.

/SHENJA/

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Qershor, 2024 20:04