Rrokulliset traktori në Saraj të Shkupit, lëndohen rëndë dy persona

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Qershor, 2024 13:45

Rrokulliset traktori në Saraj të Shkupit, lëndohen rëndë dy persona

MPB ka njoftuar se më 07.06.2024 në orën 18:30 në SPB Shkup, është raportuar se në fshatin Saraj, Shkup, F.A. (31) nga i njëjti fshat, duke drejtuar një traktor me targa të Shkupit, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur.

Në aksident, shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa pasagjerja R.S. (19) ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohëridski”. Një ekip inspektimi nga SPB Shkup ka kryer inspektimin.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Qershor, 2024 13:45