Ahmeti në Prizren, përkujton Lidhjen shqiptare dhe çlirimin e Kosovës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Qershor, 2024 19:45

Ahmeti në Prizren, përkujton Lidhjen shqiptare dhe çlirimin e Kosovës

10 qershori përmbledh dy ngjarje me rëndësi jetike për kombin tonë, Lidhjen Shqiptare të Prizrenit më 1878-tën dhe çlirimin përfundimtar të Kosovës nga trupat pushtuese serbe në vitin 1999. Kështu e nis postimin e tij kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ndërsa përkujton nga Prizreni këto dy ngjarje të rëndësishme për shqiptarët.

“Më shumë se një shekull i ndan këto dy ngjarje, por kjo distancë kohore nuk ua prish përbashkinë, atë të trimërisë dhe ndërgjegjes së zgjuar kombëtare të bashkimit rreth kauzës së drejtë e të pastër të lirisë së kombit tonë. Në frymën atdhetare të atij kuvendi historik në Prizren që asokohe vulosi fatin e ekzistencës së indit kombëtar në të gjitha trojet tona, kanë zanafillën e themelimit Lëvizja Popullore e Kosovës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ushtria Çlirimtare Kombëtare”, shkruan Ahmeti. Lidhja, vijon më tej ai, vazhdon të jetë gjallë me horizontin e Europës para nesh drejt të cilit medoemos duhet të hapërojmë bashkë! “Europa i njeh mirë vlerat tona dhe nuk ka asnjë dyshim se kombi ynë do të fitojë edhe këtë kauzë të mohuar padrejtësisht tashmë një kohë të gjatë!”.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Qershor, 2024 19:45