Bora Zemani shkëlqen në pushimet e saj, publikon fotografi të mrekullushme në natyrë
Moderatorja e njohur shqiptare, Bora Zemani, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale disa momente të veçanta nga pushimet e saj.
Duke u shfaqur shumë natyrale, Zemani duket sikur sapo është zgjuar nga gjumi, tërheqëse me një kafe në dorë dhe një buzëqeshje.
![](https://i0.wp.com/telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/bora-90.jpg?ssl=1)
Në fotografitë që postoi në llogarinë e saj personale, Bora paraqitet pa grim, duke u shijuar bukuritë e natyrës dhe thjeshtësinë e momenteve të qeta.
![](https://i0.wp.com/telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/bora-23.jpg?ssl=1)
Këto imazhe të thjeshta, por plot sharm, dëshmojnë se ajo di të gëzojë çdo sekondë të kohës së saj të lirë, larg zhurmës dhe dritave të skenës.
Fansat dhe ndjekësit e saj shprehën komente pozitive dhe pëlqime, duke admiruar thjeshtësinë e saj