Drejtori sportiv i Bajernit, ngre zërin kundër transferimit të Mbape-s

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Qershor, 2024 20:44

Drejtori sportiv i Bajernit, ngre zërin kundër transferimit të Mbape-s

Drejtori sportiv i Bajern Munihut, Maks Eberl, ka kritikuar transferimin e sulmuesit Kilian Mbape te Real Madridi.

“Gjithmonë mund të bëhesh një person më i pangopur për para, por kushdo që është i pangopur për para do të bëhet gradualisht një gozhdë në arkivolin e futbollit”, tha ai për “Suddeutsche Zeitung”.

Eberl shtoi se bëhet fjalë për qindra milionë

“Më parë përfitonin klubet. Paratë qëndronin në qarkullim, por tani kjo po ndryshon”, shtoi Eberl.

25-vjeçari francez do të luajë me numrin 9 në Real Madrid dhe pas largimit të Luka Modriçit, pritet të marrë numrin 10.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Qershor, 2024 20:44