Kongresi llogaridhënës i shtyrë i LSDM-së do të mbahet deri më 30 qershor

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Qershor, 2024 19:30

Kongresi llogaridhënës i shtyrë i LSDM-së do të mbahet deri më 30 qershor

LSDM ka prolonguar kongresin llogaridhënës të partisë, i cili duhej të analizonte arsyet e humbjes në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Zyrtarisht, organizatat komunale të LSDM-së kërkuan kohë për të shqyrtuar raportin e gjerë për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.

Deputetja e LSDM-së Sanja Llukarevska tha se kongresi është shtyrë për shkak të nevojës që raporti i gjerë të analizohet dhe të debatohet brenda organizatave komunale dhe se pas përfundimit të gjithë procesit, kongresi do të vazhdojë.

Kjo po ndodh pikërisht tre javë para zgjedhjes së kryetarit dhe kryesisë së re të partisë, pasi të gjithë dorëzuan dorëheqjen pas rezultatit katastrofik të zgjedhjeve.

Kandidaturat për kryetar partie kanë paraqitur ish ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ish ministrja e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, drejtori i zonave industriale zhvillimore teknologjike, Jovan Despotovski dhe zëvendësministri aktual për shoqëri informatike dhe administratë në Qeverinë teknike, Aleksandar Bajdevski.

Partia që ishte në pushtet për gati shtatë vitet e fundit, pësoi një disfatë në zgjedhje dhe fitoi vetëm 18 mandate parlamentare.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Qershor, 2024 19:30