Lëndohet njeriu më i shpejtë në botë, këput ligamentet e këmbës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Qershor, 2024 20:43

Lëndohet njeriu më i shpejtë në botë, këput ligamentet e këmbës

Usain Bolti ka pësuar lëndim të rëndë, duke luajtur futboll në një ndeshje miqësore futbolli në Britaninë e Madhe.

Tetë herë fituesi i medaljes së artë olimpike, i cili është 37 vjeç dhe doli në pension në 2017, pësoi një thyerje të thembrës së Akilit gjatë “Soccer Aid”, një ndeshje që mbahet çdo vit për të mbledhur fonde për “UNICEF”-in.

Bolt që ishte në skuadrën e drejtuar nga Poketinjo duhej të largohej me barelë nga “Stemford Brixhi”./Indeksonline/

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Qershor, 2024 20:43