Ajeti: Kemi para tre finale, çdo ndeshje është speciale

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Qershor, 2024 20:01

Ajeti: Kemi para tre finale, çdo ndeshje është speciale

Kombëtarja e Shqipërisë, mbylli me sukses fazën përgatitore në Austri dhe tani “kuqezinjtë” janë vendosur në Kaiserau në Kamen ku do të qëndrojnë dhe përgatiten në kuadër të finaleve të Evropianit “Gjermani 2024”, më konkretisht për sfidat ndaj Italisë, më 15 qershor, Kroacisë, më 19 qershor dhe Spanjës, më 24 qershor.

Nga kampi bazë në SportCentrum Kaiserau “shtatlari” i mbrojtjes së Kombëtares kuqezi, Arlind Ajeti foli për objektivat e kuqezinjëve.

“Gjithmonë i besojmë vetes, i besojmë ekipit, çdo lojtari që është i grumbulluar. Do të japim maksimumin dhe më pas çdo gjë mbetet për t’u parë. Kemi para tre finale, çdo ndeshje është speciale. Do jenë sfida të vështirë, por gjithmonë shpresojmë të bëjmë diçka speciale.

Ndryshe ka viti 2016 kemi cilësi më të lartë, shumë lojtarë luajnë në ekipe të mëdha dhe siç thashë kualiteti është rritur, gjë që u tregua edhe gjatë fazës kualifikuese, ku arritëm të dilnim të parët e grupit”, – tha Ajeti më tej, gjatë konferencës për shtyp.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Qershor, 2024 20:01