Albin Kurti: Me kryeministrin Rama, raportet i kemi të mira

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Qershor, 2024 20:49

Albin Kurti: Me kryeministrin Rama, raportet i kemi të mira

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se raportet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama i ka të mira.

Megjithatë, Kurti para mediave nuk pranoi të flas më shumë, pasi dje nuk u takua me homologun e tij nga Shqipëria, në vizitën e këtij të fundit në Kosovë.

Këtë dekalarim Kurti e bëri pasi mori pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor, që po mbahet në Prishtinë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka qëndruar dje në Prishtinë, ku është takuar me presidenten Vjosa Osmani, por jo edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Qershor, 2024 20:49