Cilën rrugë do të ndjekë Këshilli Gjyqësor?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Qershor, 2024 21:46

Cilën rrugë do të ndjekë Këshilli Gjyqësor?

Në vend të 6 vitesh, gjyqtarët duhet të kenë 15 vjet përvojë nëse duan të jenë anëtarë të Këshillit Gjyqësor, të rritet përvoja nga 15 në 20 vjet që gjyqtarët që do të zgjidhen nga Kuvendi të jenë pjesë e Këshillit Gjyqësor. Këshilli, në Kuvend, mund të anëtarësohen vetëm për profesorët e drejtësisë që kanë përvojë 20 vjeçare në tre universitetet më të renditura në vend, por edhe juristë të Odës së Avokatëve me dy dekada përvojë, përcjell FLAKA.

Këto janë pjesë e propozimeve për ndryshime ligjore në Ligjin për Këshillin Gjyqësor të përgatitura nga grupi punues i formuar nga Ministria e Drejtësisë, i cili deri më tani ka mbajtur 23 takime ku janë adresuar rekomandimet e Misionit vlerësues.

“Grupi punues kishte një fushëveprim të gjerë dhe punoi që nga shtatori, përgatiti ndryshime të reja në ligj për Këshillin Gjyqësor. Detyra kryesore është t’i përgjigjet Misionit Vlerësues dhe ligji i ri përmban të gjitha rekomandimet, përveç rekomandimeve që kanë të bëjnë me ndryshimet kushtetuese, që mbetet një çështje e hapur për të ardhmen.

Qëllimi i hartimit të ligjit të ri për Këshillin Gjyqësor është që anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të forcohet përgjegjësia, llogaridhënia dhe transparenca dhe të ndahen nga ndikimet politike”, thotë Kambovski, i cili është pjesë e grupit punues.

Përderisa Ministria e Drejtësisë dëshiron të forcojë transparencën e Këshillit Gjyqësor, mandatari i Qeverisë së re, Hristijan Mickoski, paralajmëroi shkarkimin e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë, sepse kanë humbur besueshmërinë.

Pas njoftimeve për shpërbërjen e dy këshillave, ministri i Drejtësisë Krenar Lloga i dërgoi letra ndërkombëtarëve, për dyshimet se shumica e re parlamentare po planifikon një “ndërhyrje” në sistemin e drejtësisë.

Edhe pse Lloga propozoi shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor vitin e kaluar pas një sërë skandalesh, tani ka ndryshuar mendje dhe ka deklaruar se as SHBA-ja dhe as BE-ja nuk do të bien dakord për shfuqizimin e Këshillit të Prokurorëve dhe Këshillit Gjyqësor. FLAKA

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Qershor, 2024 21:46