Klubet me më shumë futbollist në “EURO 2024”, kryesojnë Interi dhe Man. Siti

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Qershor, 2024 20:04

Klubet me më shumë futbollist në “EURO 2024”, kryesojnë Interi dhe Man. Siti

Shumë pak na ndajnë na starti i “Euro 2024”, kompeticion i cili do të startojë të premten e 14 qershorit, me sfidën hapëse mes Gjermanisë dhe Skocisë.

Por cilat janë klubet më të përfaqësuara në këtë evropian?

Listën e kryesojnë kampionët e Man. Sitit dhe Interi, me nga 13 futbollistë, të cilët janë thirrur nga kombëtaret respektive në “Euro 2024”.

Më pas vijnë kampionët e Evropës, Real Madridit, PSZH dhe Barcelona, me nga plotë 12 futbollistë. Me nga 11 futbollistë të thirrur janë dy skuadrat gjermane, Bajern Munih dhe Lajpcigu.

Me nga një futbollistë më pak janë kampionët gjermanë të Bajer Leverkuzenit dhe Arsenalit.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Qershor, 2024 20:04