Lorik Cana në përkrahje të Shqipërisë, pjesëmarrës në ndeshjen me Italinë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Qershor, 2024 20:51

Lorik Cana në përkrahje të Shqipërisë, pjesëmarrës në ndeshjen me Italinë

Ish-kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana, njoftoi se do të jetë prezent në stadiumin e Dortmundit në përkrahje të Shqipërisë në ndeshjen që do ta ketë me Italinë.

Cana tha se të gjithë ish-futbollistet e Kombëtares do të jenë prezent se bashku me delegacionin, ndërkohë që tha se është kënaqësi që ai të jetë pjesëmarrës.

“Me plotë dëshirë dhe kënaqësi, unë si Lorik dhe gjithë ish-lojtarët e ekipit kombëtar do jemi prezent së bashku me delegacionin për të mbështetur ekipin tonë kombëtar në ndeshjen e parë ndaj Italisë. Forca Shqiptaria dhe sa më lartë”, u shpreh Cana.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Qershor, 2024 20:51