Qendra e kryeqytetit kroat Zagreb së shpejti do të ketë një formë të re të transportit publik që do të jetë falas

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Qershor, 2024 19:49

Qendra e kryeqytetit kroat Zagreb së shpejti do të ketë një formë të re të transportit publik që do të jetë falas

Autoritetet vendore njoftuan se nga data 15 qershor do të mundësohet transporti me mjete elektrike “Fulir” në qendër të qytetit.

– “Fulir” është më shumë se një shërbim transporti. Është një hap drejt një Zagrebi më të qëndrueshëm, më të aksesueshëm dhe miqësor, i cili do ta lehtësojë jetën e përditshme për shumë njerëz dhe do të përmirësojë cilësinë e jetës në qendër – tha kryetari i komunës së Zagrebit, Tomislav Tomasevic.

Kjo formë e transportit publik është dedikuar kryesisht për të moshuarit, personat me vështirësi në lëvizje dhe personat me aftësi të kufizuara, por do të jetë e disponueshme edhe për qytetarët e tjerë dhe turistët.

Automjetet elektrike kanë një kapacitet për pesë pasagjerë dhe do të jenë të disponueshme çdo ditë nga ora 08:00 deri në 20:00. Transporti do të mund të porositet me telefon, dhe shoferët do t’u përgjigjen vetë thirrjeve, do të bien dakord për vendndodhjen dhe itineraret.

Është një projekt që do të jetë i disponueshëm në fund të tetorit.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Qershor, 2024 19:49