I mituri në Gostivar goditet nga një veturë, dërgohet në spital me lëndime të rënda

Gostivari Sot
Botuar nga Gostivari Sot 12 Qershor, 2024 13:59 Përditësuar

I mituri në Gostivar goditet nga një veturë, dërgohet në spital me lëndime të rënda

MPB ka njoftuar se më 11.06.2024 në orën 12:55 në Departamentin për Punë të Brendshme Gostivar është raportuar se në rrugën “Braqa Blazheski” në Gostivar, një automjet “Volkswagen Golf” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga H.R. (33) nga Llomnica e Gostivarit, ka goditur një të mitur nga Senca e Gostivarit.

Në aksident, i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në spitalin e Gostivarit. Hetimin në vendin e ngjarjes e ka kryer një ekip nga Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar. 

Gostivari Sot
Botuar nga Gostivari Sot 12 Qershor, 2024 13:59 Përditësuar