Bayern Munich nënshkruan me mbrojtësin japonez Hiroki Ito

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Qershor, 2024 22:44

Bayern Munich nënshkruan me mbrojtësin japonez Hiroki Ito

FC Bayern Munich ka nënshkruar me mbrojtësin Hiroki Ito nga VfB Stuttgart, me japonezin që do të jetë pjesë e bavarezëve deri më 30 qershor 2028.

Ito hodhi hapat e tij të parë si futbollist në departamentin e të rinjve të klubit japonez të divizionit të parë Júbilo Iwata, ku mori kontratën e tij të parë si profesionist në vitin 2018.

Ito luajti për Júbilo Iwata dhe Nagoya Grampus në një total prej 60 ndeshjesh në kampionat ku kishte 4 gola, përpara se të transferohej në VfB Stuttgart për sezonin 2021/22.

Ai ishte 97 ndeshje me Stuttgartin, duke shënuar dy gola, ndërsa me paraqitjet e tij tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve të mëdha.

Në qershor të vitit 2022, ai bëri debutimin e tij me Japoninë, për të cilën ai ka 19 paraqitje dhe një gol.  Ito luajti gjithashtu në Kupën e Botës 2022./Telegrafi/

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Qershor, 2024 22:44