Çavi, pas një viti pushimi do të drejtojë një ekip në Premier Ligë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Qershor, 2024 19:53

Çavi, pas një viti pushimi do të drejtojë një ekip në Premier Ligë

Pas dy sezoneve në Barcelonë, i pari i mbyllur me një titull në La Liga dhe i dyti padyshim më zhgënjyes, pa asnjë trofe, trajneri spanjoll ka vendosur të largohet nga klubi “blaugrana”.

Duke zbuluar planet e tij për sezonin e ardhshëm, Çavi shprehet se ka vendosur që të qëndrojë një vit pushim. Ai do të refuzojë çdo lloj oferte që do të arrijë në tryezën e tij sepse ai ndjen nevojën për të marrë një vit pushim.

Sipas spanjolles “Sport”, trajneri ka refuzuar tashmë disa propozime të marra nga vende të ndryshme të Europës, për të shijuar sadopak relaks. Gazeta katalanase shton se dëshira e Xavi për vitin e ardhshëm, 2025/26, është të gjejë një mundësi trajnimi në Angli dhe të konkurrojë në Premier Ligë.

Çavi Hernandez ka qenë në qendër të një telenovele të gjatë në Barcelonë muajt e fundit. Në shkurt, fillimisht u njoftua lamtumira e tij në fund të sezonit, por në prill situata ndryshoi dhe ai u rikonfirmua.

Por, disa javë më vonë, pati një përplasje mes trajnerit dhe presidentit Laporta, që sollën në divorcin përfundimtar mes palëve. Një sezon që u mbyll me polemika dhe pa asnjë trofe të fituar, që zhgënjeu tifozët.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Qershor, 2024 19:53