Mitsotakis bën ndryshime në qeveri

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Qershor, 2024 20:12

Mitsotakis bën ndryshime në qeveri

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka nisur  riorganizimin e qeverisë së tij konservatore pas rezultatit të zgjedhjeve evropiane, në të cilat partia e tij ”Nea Dimokratia” u vendos si forca kryesore politike, pavarësisht se nuk arriti objektivin e caktuar prej 33%, rezultati i zgjedhjeve të mëparshme evropiane.

Për më tepër, konservatorët morën 28% të dielën e kaluar, shumë më poshtë se 40% e mbështetjes që fituan vetëm një vit më parë në zgjedhjet kombëtare.

Siç bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis emëruar ministri i ri i Zhvillimit është Takis Theodorikakos, ndërsa ministrja e re e Punës është Niki Kerameus.

”Dëshira për një ndryshim brenda dy ministrive u motivua nga fakti se rritja e kostos së jetesës është një nga shqetësimet kryesore që ndikoi në votën e grekëve dhe penalizoi qeverinë në qendrat e votimit”, shkruan ”Kathimerini”.

Kostas Tsiaras u emërua ministër i ri i Bujqësisë, Nikos Panagiotopoulos mori postin e ministrit të Emigracionit dhe Azilit, ndërsa Thodoris Livanios u zgjodh si ministër i Brendshëm.

”Është detyra ime të çkodoj mesazhin e votuesve grekë dhe të vazhdoj me veprimet korrigjuese”, deklaroi kryeministri grek për televizionin ”Alpha”, pas rezultateve të zgjedhjeve evropiane.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Qershor, 2024 20:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media